K.F Arsimi

Të dashur bashkvendas dhe shum të respektuar antar dhe simpatizant të Klubit fudbollistik Arsimi 1973

Si vitet e kaular edhe për vitin 2025, KF Arsimi organizon turneun në fudboll të vogël, në Weinfelden të Zvicrësme moton:“𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 💛🖤

Andaj ju ftojmë të merrni pjesë dhe të festojmë së bashku për klubin tonë të zemrës, pra 𝐊𝐅 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧.

Çdo kush që dëshiron të kontribuojë, qoftë me sponsorim apo duke regjistruar një ekip, është i mirëseardhur! 🙏🤗

📅 1 dhe 2 shkurt 2025

💸 Çmimi i regjistrimit: 150.- Fr

📋 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐢 𝟒+𝟏 (𝐌𝐚𝐱. 𝟏𝟎 𝐋𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫)

🏆 𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐢𝐦𝐞𝐭:

1️⃣ Vendi i parë: 1000.- Fr

2️⃣ Vendi i dytë: 500.- Fr

3️⃣ Vendi i tretë: 300.- Fr

🏟️ 𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞: 𝑃𝑎𝑢𝑙 𝑅𝑒𝑖𝑛ℎ𝑎𝑟𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑊𝑒𝑖𝑛𝑓𝑒𝑙𝑑𝑒𝑛 𝑛𝑒̈ 𝐾𝑎𝑛𝑡𝑜𝑛 𝑇ℎ𝑢𝑟𝑔𝑎𝑢 𝑡𝑒̈ 𝑍𝑣𝑖𝑐𝑟𝑒𝑠

Mos e humbisni mundësinë! Regjistrohuni tani!

Aktivitetet

Komunikatë zyrtare: 𝗩𝗜𝗟𝗗𝗔𝗡 𝗦𝗔𝗟𝗜𝗨 merr drejtimin e skuadrës.

🟡 Pas largimit të shefit të shtabit teknik, ekipin tonë do ta udhëheq Vildan Saliu.

⚫️ Pas konsultave dhe analizave të bëra, ndihmësi i deritanishëm dhe trajneri i ekipit tonë në periudhën më të suksesshme të klubit, Vildan Saliu, pas kërkesës së Kryesisë së klubit, e pranoi këtë përgjegjësi të madhe, përkohësisht, deri në një moment të ri.

🟡Neve na ngelet që shefit të ri të shtabit teknik ti urojmë sa më shumë sukese si dhe ti japim kohë dhe besim!

⚫️ Të qëndrojmë të bashkuar e të kemi durim, si dhe ti japim kohë e përkrahje klubit, më e mira e Arsimit DO TË VIJË.

𝗞𝗙 𝗔𝗥𝗦𝗜𝗠𝗜 𝟭𝟵𝟳𝟯

Keine Fotobeschreibung verfügbar.

Historiku

Ishin fillim vitet e 70 kur intelegjenca Cegranase filloi te mendoje per themelimin e nje Klubi Futbollistik i cili do te ishte pike referimi per Rinin, dhe mbare Cegranin. Ishte viti i bekuar 1973 kur nga nje Grup Arsimtaresh dhe nga bashkekohanik te tyre u shprehe haptas tani me iniciativa Qytetare per Vendosjen e gurre themelit te formimit te “Kalase” se pamposhtur Cegranase e cila do tju beje rezistence edhe Fortunave me te fuqishme. Vendimi reth Pagezimit te iniciatives u more bashkarishte, ishte Unanim, dhe sic dihet nga te gjithe Vullneti i Popullit eshte edhe Vullnet i Zotit, te Gjithe thane behu: “KF ARSIMI” dhe ngjyra “VERDHE E ZI”.

Si gjithmone Hapat e pare jane te veshtire, por ata Mergata Cegranase, dhe i gjith fshati ndajten nga kafshata e gojes vetem qe “Endra te behet Realitet”, Klubin Futbollistik te sapoformuar te Cegranit shum shpejte e Perqafuan i madhe e i vogel, u inkuadrua edhe Rinia e Fqiut tone Forines te cilet dhane nje kontribut te jashtezakonshem ne te gjitha fushat, filloi Jehona neper Ruge “Arsimi, Arsimi…”

Garat ne Ligat perkatese te nje Shteti te orientuar Armiqesisht ndaj Shqiptareve ishin te Veshtira, Lajmi mori Dhene dhe ne perkrahje te “Cegranasve” vinin nga i gjithe Pollogu, “Kf Arsimi” u shendrua si nje Kombetare e vogel, sa me shume qe beheshin padrejtesi ndaj Arsimit Cegranas, aq ma shum Ritej vullneti i Rinise tone per te Rezistuar, nuk mungonin raste kur edhe Mergimtaret ktheheshin nga mergimi vetem qe ta ndihmojne Klubin Fizikisht. Ishin mesi i viteve 80 dhe vitet 90 kur Arsimi mbolli frike “sportive” ne zemrat e Ekipeve Kundershtare sepse ai Bartej Krenar ne Supe te RINIS e cila nuk Lodhej KURR.

Qe nga ajo kohe deri me Sot, duke pasur per baze te kaluaren e ndriteshme, klubi vazhdon te jete aktive tani me 40 vjet, dhe te reflektoj pozitivishte si nje nder Klubet me Fair Play duke e prezantuar Cegranin me Nder ngado qe shkon. Edhe sot gati se e gjithe Rinia, dhe mergata vazhdon te jete e kycur ne Klub dhe rethe aktiviteteve te tije duke synuar gjithmon Larte, e me lart ne Ligat Futbollistike. 40 vjet histori, Kf ARSIMI nje Zemer 40 vjecare qe derisa te kete Gjake Verdhe e Zi endra do te vazhdoj….