Çegrani

Çegrani është fshat shqiptar në rethinën e qytetit të Gostivarit dhe është pjesë e Komunës së Gostivarit në Maqedoninë e Veriut

Çegrani kufizohet me Fshatin Forinë, Vollkovi, në pjesën e sipërme me fshatin Koritë mali i thatë dhe Tumçevisht

Si pjesë e Komunës së Gostivarit Çegrani është momentalisht fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut Në Çegran kalon lumi Vardar, lum ky i cili buron në Fshatin Vërtok dhe kalon në mes të qytetit të Shkupit dhe derdhet në detin Egje.

Sipas entit statistikor të vitit 2002 dhe linrit të Nafi Çegranit me titull ,,Çegrani dhe trungu i fisit tim,, thuhet se Çegrani numëron afro 2000 shtëpi me 8,879 banorë të gjithë shqiptarë dhe të fejës islame[1]

Fragment nga libri ,,Çegrani dhe trungu i fisit tim,, nga autori Nafi Çegranit, shkëpusin këtë fragment: ,, Shtëpitë e fshatit, si zakonisht,  kanë shkallë prej guri nga jashtë ose prej  dërrasash nga hypet në çardak ose për të hy brenda. Dhomat i kanë në kat dhe të shtruara sipas traditës. Shtëpia ka pak dritare të vogla. Zjarrin e ndezin në një vatër të hapur në një cep,që e quajn ,,mutfak,,  ndërsa tymi del nëpër çati që nuk ka tavan. Prapa vatrës ka një kamare për të mbajtur enë gatimi dhe më tej një magje për miell dhe vendi për të mbajtur bylmetin. Shumë shtëpi kanë një ,,hajat,, të hapur që lidhet me oborrin jashtë…Kështu ka qenë mënyra e të jetuarit para shumë vitesh e dekadash…Tanimë, me kohët e reja, kanë ndryshuar fare..

(Burrat mbanin veshmbathje ( që dallohej nga ajo e grave), tirq me gajtana prej qashe të leshtë, opinga lëkure të lidhura me xhalma e çorape të qendisura gjer në gjunj, mbanin breza të leshtë dhe në shok armë të shkëlqyera të lara me argjend, madje edha ata që kishin pistolla, mbanin dhe harbi të mëdha argjendi në brez për t’u kapardisur. Xhamadana me sumlla ari etj. Qeleshet e bardha si bora të vërbonin në diell, xhamadanët me të kuqe të artë dhe jelekët, xhurditë e shkurtëra, të zeza, gajtanët e zinj të ndritshëm, që zbukuronin çakshirët të ngjitur pas trupit, qostekët e orëve të rënda prej argjendi dhe të pistollës, të stolisur…)

Ekonomia

Çegrani i njohur si fshati më i madh në Maqedoninë e Veriut njihet edhe si fshat me ekonomi më të mirë nga fshatrat e tjera të vendit. Mbi 64% të popullatës punojnë jashtë vendit,mërgimtarë nëpër vendet evropjane,gjë që e bën Çegranin të jetë me ekonomi të mirë

Kultura

Traditat dhe zakonet ne Çegran edhe sot e kesaj dite kan rol dhe rendesi te madhe ne shoqeri. Edhe pse gjeneratat e reja modernizohen, akoma gjenerata e re eshte e fokusuar ne kulturat dhe traditat e vjetra, ku gjithashtu edhe e mbajnë gjallë shoqerinë. Shoqëria Kulturore Artistike Jahi Hasani

Forumi Rinor

Forumi rinor i Çegranit egziston që nga vitet e 70-ta. Nga forumi rinor janë të themeluar edhe disa shoqëri të Çegranit. Forumi rinor në përgjithësi miret me organizime të ndrishme, si organizime të garave për dituri,organizime të garave sportive,futboll të vogël,basketboll dhe në sporte tjera

Sporti

Në Çegran egzistojn disa klube sportive një nder më aktiv është klubi fudbolistik KF Arsimi i cili eshte formuar ne vitin 1973 nga arsimtaret e Çegranit nga edhe vjen emri Arsimi Gjithashtu egziston edhe Xhudo klubi Çegran.

Historia

Nga viti 18.XII. 1996 dhe deri në vitin 2004 Çegrani ka qenë Komunë në veti me tre fshatrat : Forinën, Koritën dhe Tumçevishtin. Por me ndrishimin e ligjit për ndarje teritoriale Çegrani ju bashkangjit Komunës së Gostivarit.

Në fillim të shekullit 19 Çegrani është fshat shqiptar në Nahin e Gostivarit kaza e Tetovës të Perandorisë Osmane. Sipas statistikave te Vasil Kançov Maqedonia Etnografia dhe Statistika në vitin 1900 Çegrani ka 800 banorë shqiptarë myslimanë. Në vitin 1913 fshati bie nën perandorin e Sërbisë. Sipas Afanasij Selishçev në vitin 1929 Çegrani është qendër e komunës së 5 fshatrave te pollogut të epërm dhe ka 234 shtëpi me 1364 banorë shqiptarë

Përsëri sipas librit të Nafi Çegranit, Çegrani si vendbanim është i vendosur në anën lindore të Pollogut bri Vardarit lakadredhës, nja 5-6 km në verilindje të Gostivarit, rrëzë Mali të Thatë , në pjesën e Maqedonisë së Veriut Perëndimore, kah kalon edhe autostrada  e kohës së re, që lidh Shkup- Tetovë- Gostivar- Kërçovë- Strugë dhe Ohër me Qafë Thënë. Dhe një krah i  rrugës që çon në relación nga Gostivari- Mavrovë për gjatë grykave të Radikës dhe del në Dibër e Peshkopi, ose aty, gjithandej duhet të lidhet me “Rrugën e  Arbërit,,  e cila është rrugë e lashtë gati si Via Egnatia, e ndërtuar prej guri që në kohën romake¡Por, që ka gjasa  tani të ndërtohet si një autostradë moderne , e cila do lidh Shkupin-Tetovën dhe Gostivarin me Tiranën, e që do të ketë rëndësi për shqiptarët, gati si Autostrada e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë!  

***

Sipas gojëdhënës për emrin e këtij vendbanimi  ku gjendet sot Çegrani, ka ekzistuar  si një katund i vogël  prej dymbëdhjetë shtëpishë, me 2-3 mahalla të ardhur nga anët e Lumës, por që historikisht kanë datuar, sipas defterëve osman që nga 1464, kur edhe përmendet ky fshat për here të parë.Një pjesë e disa mahhallave të ardhur këtu. Kanë qënë të krishterë. Me vendosjen e fisit dhe  të  gjaku të quajtur MUJE,  kryeplak katundi  emrohet i bri i Mujdinit plak, Ahmeti i ardhur nga Sejdolli i Matit. Hoxha i fshatit si imam, ka qënë i ardhur nga Tetova,  të cilin  më vonë e zëvendëson  Hamid Efendia, edhe ky  ishte i ardhur nga Tetova… Një ditë prej ditësh, sërish sipas gojëdhënave, i kishte tubuar fshatarët, i kishte lut dhe duke i bindur  të parët e mahhallave, kishin ndëmarrë që një sipërfaqe të gjërë të ,,Kojrijes,, ku kishte drunj pylli, dushk, ah, mullezë, krekë etj.  të mbroheshin nga vetë ata dhe vendi të quhej ,,vakuf,,. Kështu kishin vepruar edhe me një sipërfaqe toke për varreza, që sot quhen ,,varrezat e mesme,,! Dhe andej më poshtë ku fisi  Muje kishte  një copë tokë, e  dhuroi  për ndërtimin e  xhamisë. Më pas, për nevojat e domosdoshme të banorëve, në rudinat  e atij  vendbanimi  u përdorën si troje për varreza. Duke bërë kështu, fillimisht, për tri mahalla nga një palë varre,  sa i ka sot Çegrani.

Kjo histori i përket shek. XVI-XVII, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. Kjo e dhënë na detyron të pranojmë se mbiemri i parë i konfirmuar në bazë të të dhënave të deritanishme në  Çegran janë familja MUJE, duke u rradhitur madje edhe Liket, Balliset, Loket,Selishtet, Zhupanet. Biçaket dhe Sallaket  janë me prejardhje nga fiset e Ibrahim Biçakut dhe Sulë Sallaku nga anët e Bulqizës dhe Elbasanit. Toket, Lapet, Langet, Çinket, Komet dhe kështu me rradhë kanë prejardhje nga Luma… Pas shekullit të XVII, në Çegran vijnë dhe vendosen edhe disa mahalla të tjera, si Kolet ( i pari i tyre, sipas gojëdhënave të pleqëve në Çegran, ka qënë i ardhur  një person  i veshur me uniformë  ushtarake i ikur nga Lufta e Parë Serbe me emrin Nikollë  dhe këtu është vendosur me banim, e që e kanë thirrë ,,Kole,,! Sipas tij e merr emrin mahalla Kole)! Prej Koles i cili nga i krishter kthehet në mysliman , dhe i lind një djal të cilit ia vë emrin Bilall. Nga Bilalli lind Alit Kola. Këtij të fundit i lindin dy djem: Falja dhe Bilalli, të cilit më tej nuk i shtohet brezi. Kurse nga Falja lindet Shuipi. Dhe prej këtij brezi ky fis e mbajnë mbiemrin Bilalli, në kujtim të  stërgjyshit të  tyre Bilalli plak. Nga Shuipi, pra, lindin tre djem: Kaloshi, Nexhbiu dhe Ganiu. Pasardhësa të Kaloshit janë Samiu, Gafuri dhe Basriu. Nga Nexhbiu lindin: Irfani, Afeti, Nuhiu, Naimi dhe Zudiu. Kurse nga Ganiu lindin Fahredini dhe Shaipi…

Qoset  vijnë nga Molla e Kuqe përtej Vranjës, duke u vendosur fillimisht  në vendbanimin ku sot gjendet  fshati Vollokovi, dhe më pas transferohen në Çegran. Plaku më i mënçur dhe mëndje mprehtë ka qënë nga ky fis Ramadani Islamit, të cilin e mbaj mend që kur kam qënë në moshën 12 vjeçar. Ishte bir i vetëm i Ramës plak, që ka një histori ndryshe. Xha Ramadani i Islamit kryeplakut të asaj kohe Hazbi Polit dhe  burrave të fshatit u thoshte, se nëse mobilizoheshin gjithë fshatarët dhe me punë krahu hapnin një kanal skaj më skaj projt ku gjendet një prrockë burrimi me ujë të ftohtë, dhe duke ndërtuar  mbi te një lloj pene prej betoni, do të arrinin të siguronin nga mallet ujë të pijshëm për gjithë fshatin…Por, parsia e fshatit nuk e dëgjuan këshillën e plakut të mençur, dhe Çegrani, rrëzë Malit të Thatë edhe sot e sot heq të zitë e ullirit për ujin e pishëm, të cilin nuk arrijnë dot ta sihurrojnë as nga burrimet te ,,Uji i katundit,,  ose te ,,Gurrgullima,, e Ali Danit!

Mahallat  Çorokane, Sakolle, Toke  dhe Baklet   prejardhjen e kanë nga trevat e Toplicës. Kurse Maxheret vijnë nga  anët e Qustendilit të Bullgarisë. Por, edhe këta kanë qënë të krishterë, apo të përshtatshëm me kriptokatolikët shqiptarë të cilët në shekuj janë shtrirë në trevat e Principatës  së  Kastriotëve.

***

Gjeneza e mahallave dhe emrimet e tyre në Çegran!

Zhvillimi i  emrimeve të mahallave apo fiseve të cilët janë në kohëra dhe rrethana të ndryshme të vendosur në vendbanimin që u quajt ÇEGRAN, thuhet se është bërë nga shek. XII-XVIII, mbi të cilin emrim ka disa hipoteza, porn ë konsultim me shumë historian, albanologë dhe etimilog, janë të mendimit se rmti ÇE NGRANË – (Çegran), ka të bëjë lidhur me ushqimin, për të ngënë, ushqim  dhe të bardha me bollëk, me fuyshat pjellore: ÇE NGRANË, siç kam theksuar në librin tim mbi historiatin e këtij fshati që shtrihet në pllajat e gjata të rudinave rrëzë kodra malesh, dhe poshtë shtrihen ograjet e mbjellura me pem e zarzavate që puthen me buzët e Vardarit, duke ua shuar etjen edhe në pike të verës…!Madje edhe procesi i vënies së emrave dhe mbiemrave të banorëve këtu , ka ecur nga lart poshtë dhe në kushte e rrethana të ndryshme, duke ruajtur emrat e të parëve të mahallës së tyre… Kështu që, fillimisht, qëllimi fillestar i mbiemrave  të tyre ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri, ose  që emrin e më plakut apo brezit më të moçëm ia kanë vë nipit ose stërnipit në kujtim të gjyshit apo stërgjyshit të tyre të asdaj mahalle!…

Çlirim Bidollari në studimin e tij “Hulumtime onomastike” thotë se në periudhën para formimit të principatave feudale arbërore në shekullin e 12-të, vijon identifikimi i njerëzve sipas titujve e ofiqeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për hierarkinë e lartë të kishës.Tanimë është koha kur  gjyshi dhe  babai i Xheladin Gjin  Mujës dhe  mbarë fisin  kalojnë nga feja krishtere në atë myslimane.Por meqë zona jonë e interesit në këtë studim është  etnogjeneza dhe prejardhja e trungut Muje në trevat e Çegranit, që para ardhjes së tyre, në këto brigje, kanë qënë livadhe dhe fusha si gjysëm kënetash, dhe prandaj, unë këtu në këtë studim timin, fokusin e përqëndrimit e mbaj në trajtimin e çështjes, duke iu përmbajtur fakteve historike, logjikës njerëzore dhe gojëdhënave, ose në lidhje me fragmentin  kohor , sepse këtu edhe janë vargu i  shumë shekuj më vonë , që kanë të bëjnë me formëzimin, themelimin dhe jetën e  vetë Çegranit  si vendbanim, kur atëbotë kishte vetëm  12-13  shtëpi, e që  përmendet për herë të parë në 1467  në defterët turk të Portës Otomane. Atëherë kur në këtë vendbanim edhe  nis ndërtimi  i   xhamisë së  parë, që pleqët gjer vonë në kohën e tyre e kanë quajtur: “xhamia e  vjetë” tek vendet ku sot gjenden mahalla Toke!  Në këtë kohë, pos mullirit te ,,Uji i katundit,, përshkak  të zgjërimit dhe vendosjen e mahallave të ardhura në fshat, janë ndërtuar edhe  Mulliri i Ali Danit, mulliri i Sallake etj.Por, vlenë të cekim  rreth ,,xhamisë së vjetër,, e cila  është djegur në kohën e Luftërave  Ballkanike  që  i kanë përfshirë edhe  këto anë, dhe në  vend të saj janë  vë themelet e një godinë të thjeshtë    me mure të lyera me baltë, për xhami ! Fill pas Luftërave Ballkanike, serbet sllavo-rus, silleshin shumë keq ndaj populates fshatare të këtyre anëve duke i trajtuar ata si skllevër të tyre dhe bën terror, plaçkitje e djegje, vrasje dhe likuidime burrash pleq e të rinj, nga çegranasit hoqën të zitë e ullirit… Është interesante se vetëm dy vite pas luftës, serbet, duke përdorur banorët e fshatit si krah pune, aty pranë xhamisë, ndërtuam  një  objekt prej  guri e  balte si shkollë, ku  ,,daskallat,,  i  kanë sjell kryekëputë nga Banati dhe Shumadia  me të vetmin qëllim që gjeneratave  t’u mësohej gjuha sllave, ose sa të ishte e mundur të bëhej asimilimi i  fshatarëve, madje edhe  duke emruar  vende, troje, kodra malesh, gryka, burime, ara etj. me toponime sllave, gjë që në pjesë të madhe edhe ia kanë arritur qëllimit të tyre sllav dhe antishqiptar…

Në atë kohë, sipas marrëveshjes serbo-bullgare, në trojet e banuara me shqiptarë të Fushëgropës së Pollogut, ishin dërguar afro 3200 ushatrë serbosllav të armatosur,  të cilët bënin hata e tmerre ndaj shqiptarëve gjetiu  në fshatrat e anëve të Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës, njashtu edhe në Çegran.

Mbiemra që lindin  sipas llagëpit apo  fshatit nga e kanë  prejardhjen.

Në  Çegran kemi shumë llagëpe , disa të ardhur para Luftërave Ballkanike nga anët e Peshkopisë dhe Matit, madje disa edhe nga anët e Lumës andej pas majave të Sharrit.Gjithë këndej kemi edhe mbiemra patronomikë, mbiemra topografik ose edhe sipas profesionit apo llagëpit, sië do të shtjelloj çështjen në vazhdim!  Dhe, prandaj, lirisht mund të them se  është shumë e pranishme kjo lloj mënyre e ndërtimit të mbiemrit i cili tregon vendin se nga ka ardhur fisi ose familja në historinë e saj para disa gjeneratash : si Muje,  Ballise, Like, Biçake, Loke, Qose, Zhupane, Silishte, Toke, Karaje, Sakolle, Pelevise, Pire, Peçe, Çerokane, Bake, Kome, Bakle, Vishe, Maxhere, Kole, Lange, Çinke    etj. Që të gjithë patronimet e sipërpërmendur janë mbiemra aktivë tek  banborët e sotëm, dhe prejardhja e këtyre mbiemrave nuk është gjë tjetër veçse rast i formimit të mbiemrit nga zona e prejardhjes së fisit, familjes a individit të vendosur kohë më parë në  Çegran, ose siç ndodh edhe me fshatin fqinj: Forinën, ku ka llagëpe si Sele, Sheke, Matjane  etj. apo në fshatin Çajlë ke Korbe dhe kështu me rradhë.

Bie fjala, në Çegran, sot jeton një mësues i ri, të cilin e quajnë Imerli Gora ! Po pse Gora? Nga e kanë prejardhjen fisi Gora në Çegran?

Origjina e Goreve dhe etimologjia e toponimit Gorë, vjen nga vendi dhe popullata të cilët jetojnë me shekuj në pllajat e gjëra malore e bjeshke të Gorës së Rerstelicë gjer në Opojë, që populli i quan ,,Goranë,, ose ,,Torbesh,, të cilët nga malësor të krishterë shqiptar janë myslimanizuar që nga vitet 1365-1400 bashkë me banorët e Opojës me të  cilët kanë edhe lidhje fisnore e gjaku. Si të tillë, ata më vonë  lidhen si vend, gjeografikisht,   me ato  andej, madje edhe këndej  Sharrit, kur në vitet  e hershme  janë bërë dindje të mëdha, dhe një pjesë e tyre janë larguar në drejtim  të trojeve të malësisë së sukave të Sharrit ku gjenden sot fshati  Orviqit, Novosellës etj. Por, që  Gora si fis, që  janë vendos e jetojnë  në Çegran, janë me   prejardhje nga  andej me të  parin e  tyre  Shahin Gora. Por, që edhe trungu i tyre është apsolutikisht shqiptar !

( Është interesante, siç kam  përmend edhe më herët  faktin , sërish sipas rrëfimeve të pleqëve, se këtu, në fshat,kur është fjala për  emrat që  i përkasin mahallës , pra kemi edhe  fisin  i cili vjen nga një  person i  arratisur me uniformë ushtarake, e që  është quajtur  Nikolla ÇERKEZI, i ardhur nga anët e Toplicës ku janë zhvilluar luftime të Serbisë së vjetër.Sot familje Çerjez të ardhur nga Tiplica ke edhe Kosovë. Mahalla ,,Kole,, janë shumuar ose nuk janë shumuar aq, por që si mahallë e mbajtën emrin e Nikollës, si  paraardhës i tyre  në vendbanimin e Çegranit.

Emra prindërish të kthyer në mbiemra.

Në pasurinë e përgjithshme të patronimeve shqiptare, mbiemrat e formuar nga emri i paraardhësit, konkretisht babës, përbëjnë rreth 36 përqind të numrit të përgjithshëm, dhe një tablo e tillë na del e pranishme edhe tek banorët e Çegranit me fshatrat shqiptare për rreth dhe më gjërë në Fushgropën e Pollogut… Mbiemrat me zanafillë nga atësia kanë një arsye logjike të lindjes së tyre. Rastet më të shpeshtë të emrave të pararendësve të kthyer në mbiemra të pasardhësve  janë: AHMETI, BAJRAMI, DEMIRI, EMSHIU, OSMANI, MAZLLAMI, DERVISHI, SADINI, AVZIU, SHAZA,LIKA, JAKUPI, KAMBERI, XHELA, BRAHIMI, ISUFI dhe shumë të tjerë. Vendi dhe roli i këtij lloji patronimesh është i rëndësishëm nga vetë prania e shtuar r fisit apo majallës nga llagëpi, gjë e cila njëkohësisht tregon edhe dendurinë e përdorimit. Rruga e formimit të patronimeve është një process mjaft I gjatë, gjë e cila jep të kuptohet se patronimet e krijuar në bazë të emrit të kryetarit të familjes janë përdorur pa dallim në rradhët e mahallës apo fisit…Interesant është edhe fakti  se këtej paraqitet edhe një si dukuri  ku  përmenden emrat edhe  si: AZIS, BEKTESH, DERVISH, BEJTULLAH, RAMAZAN, HASAN, RAMADAN, SHASIVARI, SADIN etj. Një vend të posaçëm zënë edhe trajtat e shkurtëra të patronimizuara, p.sh.: patronimi SULA nga SULEJMAN, RRAMA  ose DANI nga RRAMADANI, HIMA nga IBRAHIM ose RRAHIMI, MUSA nga MUSTAFA ose MUSLIU , DINA  nga NUJDINI  ose XHELADINI etj. Në lidhje me këtë lloj formimi patronimesh që është i përhapur tek të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm tek banorë e Çegranit, Thimi Mitko tek “Bleta shqiptare” thotë se këta janë emra sikundër i kanë përdorur prindërit tanë që moti, pra duke ruajtur emrin e pararendësit ka lindur tendenca e  emrit ose mbiemërformimit…

Mbiemra që tregojnë zanate, profesione, tituj e ofiqe.

Nga të gjitha ndarjet e onomastikës, më shumë ndikim nga ndikimi turk ka pësuar antroponimia, veçanërisht patronimia për arsye se procesi i saj nisi dhe mbaroi brenda sundimit osman. Për shkak të përfshirjes në sistemin feudal-ushtarak, terminologjia orientale u shtri gjerë e gjatë në të gjitha fushat prandaj edhe sot e kësaj dite ne trashëgojmë një ngarkesë të konsiderueshme orientale, si psh. VEHAP QEHAJA, nga se kishte bagëti të mëdha,ishte qehajë,  MILAIM PELIVANI, ishte  i Çegranit, bash  pelivana gjer në  Stamboll dhe Jedrene, AZIZ BYLYKBASHI i Çegranit,officer me grade  i Mehmet Pashë Derallës, RRAHIM KOLLARI, sepse ishte qerre punues, QEMAL MATIÇARI, ISHTE Qemal Xhaferi I cili ishte shumë vite ofiçar për Çegran dhe Forinë, njeri I ndershëm dhe shumë fisnik.  EJUP  BERBERI, i cili punonte si berber,  RAZAN KOVAÇI, sepse ishte kovaç, RRAHMAN LODRAXHIU.ose ABDYL USTAI apo edhe REMZI DOKTORI, MERSEL MATIÇARI (ofiqari), TELAT NALLBANI, NEXHAR POSTJERI etj. Por, gjithashtu hasim edhe patronime me burim nga tituj të hierarkisë fetare,  si QEMAL EFENDIA, MOLLA SULA, HOXHA QANIU, MYFTIU HAFUZ SHAQIRI, MEJZINI, HAXHIU, IRFAN  MËSUESI  etj.

Mbiemra të formuar duke marrë burim nga nofka e llagapi.

Në lidhje me këto lloje patronimesh, mund të flasim qartë rreth kuptimit që kanë por jo edhe për rrethanat në të cilat emërtimi është kthyer në mbiemër të individit-familjes si psh. EMURLLAH SALLAKU, nga mahalla Sallake, SULË MUJA, nga Mujet, SEFË PEÇI, HAJDAR PEÇI, ISLAM PEÇI, HASHIM ZHUPANI, HALIL LANGU, SHEMË BIÇAKU, nga llagëpi Biçake, BERZAT LIKA, BAKI LOKU etj. etj. Këto lloj mbiemrash kanë marrë formën e epiteteve, me ngjyresa positive… Por, që madje hasim edhe në patronime si:  SHEFKI QORRI, MUHARREM  QELI ,  SALI TOPALLI, haxhi TEFIK  LLAPUSHA, duke e përqeshur sepse veshët i ka pas si llapushë, lloj bime, dhe kështu me rradhë.

Të gjitha këto fakte tregojnë origjinën e emrave  dhe vërtetojnë egzistencën e jetës në Çegran dhe vazhdimësia e tij  që nga kohërat më të hershme të shekullit XIV e deri në kohët më të reja të ditëve të sotme…