Çegranit dhe botës akademike shqiptare në zvicër i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike.

Bëhet fjalë për Besar Ameti me preardhje nga fshati Çegrani i RMV ,

Besari është magjistri i ri i shkencave jurdike që i shtohet profesionistëve të kësaj sfere në Zvicër.

Ai ka magjistruar këto ditë në një ndër universitetet më prestigjioze botërore, në Universitetin e Cyrihut në Zvicër.

Besar Ameti ka mbrojtur me rezultate të shkëlqyer temën e masterit: “Koncepti i informacionit të së drejtës aksionare në ligjin e ri – Revizioni i së drejtës aksionare të vitit 2020”.

Besar Ameti ka magjistruar pranë Fakuktetit të Shkencave Juridike në drejtimin e të drejtës aksionare.

Ndryshe, Besar Ameti jeton dhe vepron në Thurgau të Zvicërs.

Pra në emër të Bashkvendasve që jetojm dhe veprojm në diaspor, shprehim urimet tona Besarit duke i urar shum suksese në rrugëtimin e tij, gjithashtu familjes së tij, por edhe gjith Çegranit, që djemt tan xhdo dit e më shum na bëjn krenar duke u ngjitur sa më lart në sferën e shkencës dhe dituris.

Me Respekt

Cegrani.Ch 2024

By cegrani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *